Profesoresha Shukrie Salihu është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Jeta e Re”, në Suharekë, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se përkushtimi, profesionalizmi dhe puna e palodhur e saj ndër vite kanë ndriçuar rrugën e dijes për shumë gjenerata nxënësish.
Njoftimi i plotë:
📚🌟 Mirënjohje për përkushtimin në arsim
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në një ceremoni të organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), u nderuan mësimdhënësit për kontributin dhe përkushtimin e tyre në edukimin e brezave të rinj.
Në këtë ceremoni të veçantë, Gjimnazi “Jeta e re” pati kënaqësinë dhe nderin të propozojë për titullin “Mësimdhënësi i Vitit” profesoreshën shumëvjeçare të shkollës sonë, Shukrie Salihu.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe puna e palodhur e saj ndër vite kanë ndriçuar rrugën e dijes për shumë gjenerata nxënësish. Me dashurinë për arsimin dhe përgjegjësinë ndaj profesionit, ajo ka qenë gjithmonë shembull frymëzimi për nxënësit dhe kolegët. ✨📘
Me këtë rast, DKA e nderoi profesoreshën Shukrie Salihu me mirënjohje, duke vlerësuar kontributin e saj të çmuar në procesin edukativo-arsimor. 🏅📚
Ky vlerësim është një dëshmi e respektit dhe mirënjohjes për punën e saj të palodhshme dhe për kontributin e madh në formimin e shumë gjeneratave.
Urime!

