E diel, 23 Shkurt, 2025

Shukrije Ahmeti – Loshi zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë

- Advertisement1-

Shukrije Ahmeti – Loshi, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

MËSIMDHËNËSJA E DALLUAR

SHFMU “Mehmet Gjevori”, Arbëri, Prishtinë, është e nderuar që epiteti i mësimdhënëses së dalluar për këtë vit i jepet mësimdhënëses, Shukrije Ahmeti – Loshi.

Znj. Ahmeti-Loshi, studimet themelore i ka kryer në Universitetin “Hasan Prishtina”, Prishtinë, Kosovë dhe e njëjta ka kryer:
– MASTER i Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik, Prishtinë, Kosovë. Drejtimi “Pedagogji e Përgjithshme”, Tema e Masterit: ”E drejta për arsimim e fëmijëve me nevoja të veçanta në Shkollën Fillore”.

– Bachelor 240 kredi/ECTS – Programi Fillor, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë, Kosovë.

– Bachelor i Pedagogjisë Sociale, Fakulteti Filozofik-Drejtimi Pedagogji e Përgjithshme, Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë, Kosovë.

Znj. Ahmeti-Loshi, ka marrë pjesë në dhjetëra trajnime të avancuara nga lëmia e mësimdhënies gjatë periudhës se punës mbi katërmbëdhjetëvjeçare. Studimet universitare të kombinuara me trajnimet profesionale e kanë përgatitur mësimdhënësen si në aspektin metodologjik ashtu edhe në atë pedagogjik.

- Advertisement -rrrrrrr

Znj. Ahmeti-Loshi, është modeli që duhet ndjekur nga mësimdhënësit e rinj, angazhohet në aktivitete të cilat kontribuojnë̈ ne ngritjen e procesit të mësimdhënies , është̈ proaktive dhe si shkollë na bën krenarë me angazhimin dhe punën e saj profesionale, prandaj presim që arritjet dhe sukseset e saj të vlerësohen edhe më shumë.

Jemi falënderues dhe krenarë që znj. Shukrije Ahmeti–Loshi, është nderuar sot në Ditën e Mësuesit edhe nga DKA e Prishtinës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....