Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të emergjente, pas situatës me vërshimet.
Në njoftimin e Komunës bëhet me dije se shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 deri më 12.01.2026.
“Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve në Komunën e Junikut, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të emergjente dhe ka formuar shtabin emergjent. Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026″.
“I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen”, thuhet në njoftim.