Shtrati i foshnjës: Rregullat e sigurisë që duhet të dijë çdo prind

- Advertisement -

Meqenëse foshnja e porsalindur do ta kalojë gjysmën e kohës duke fjetur, vendi ku do ta vendosni nuk duhet shpërfillur. Nëse shtrati nuk është i sigurt, mund të ndodhin aksidente.

Kur të blini apo të merrni hua një të tillë, sigurohuni që ai të përmbushë udhëzimet e sigurisë së përcaktuara nga Komisioni i Sigurisë për Produktet e Konsumit si dhe nga Akademia Amerikane e Pediatrisë. Që nga qershori i vitit 2011, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë tregtuar më shtretërit me krahë të lëvizshëm.

- Advertisement -

Komisioni i Sigurisë për Produktet e Konsumit kohët e fundit ka votuar zbatimin e një standardi të ri për sigurinë e shtretërve, i cili nuk lejon më përdorimin e shtretërve tradicionalë me krahë të lëvizshëm.

Gjatë dekadës së kaluar, shkaku kryesor i vdekjeve të shumë foshnjave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë pikërisht këta shtretër.

Struktura e tyre bën që foshnjat të ngecin tek anët dhe më pas, t’u merret fryma.

- Advertisement -

Disa çifte blejnë një krevat të lëvizshëm ose një kosh, që mund ta përdorin gjatë udhëtimeve.

Mos harroni se kërkesat e sigurisë për shtretërit e lëvizshëm nuk janë të njëjta me ato të shtretërve të zakonshëm. Kësisoj, është e rëndësishme ta studioni me kujdes pajisjen për t’u siguruar që nuk ka asnjë rrezik.