E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Shtohet kujdesi për fëmijët me nevoja të veçanta në shkolla

- Advertisement1-

Në Komunën e Ferizajt po bëhen përpjekje për të ofruar kushte më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta. Nga kjo komunë thonë se deri më tani kanë qenë 6 asistentë të cilët kanë ndihmuar fëmijët në mësime, derisa këtë vit numri i tyre është më i madh.

Sebahate Koraqi, e cila çdo ditë e sjellë fëmijën e saj me nevoja të veçanta në shkollën “Gjon Serreqi”, thotë se ndihet mirë sepse edhe fëmija i saj tani ndihet më i lumtur që është në shkollë.

- Advertisement -

“Jam e kënaqur që kemi ardhur këtu. Djali është përmirësuar mirë. Djali ka dëshirë që të vijë në shkollë, ka dëshirë të shoqërohet me shok e shoqe”, ka thënë për RTK-në, Sebahate Koraqi.

Pos klasave të veçanta shumë fëmijë me nevoja të veçanta janë të sistemuar në klasë të rregullta.

“Në shkollën ‘Gjon Serreçi’ funksionon klasa burimore, klasa me fëmijë me nevoja të veçanta, në të cilën punohet në dy grupe me dy mësuese klase. Mirëpo mund të theksohet që nxënësit me sindrome dhe nevoja të veçanta me tipare më të lehta kemi edhe në klasë të rregullta, ku numri i tyre arrin deri në 20”, ka theksuar drejtori i kësaj shkolle, Nazmi Heda.

Për nxënësit me nevoja të veçanta janë angazhuar edhe mësues mbështetës dhe asistent të cilët përkujdesen që fëmijët të ndihen të barabartë.

“Integrimi i fëmijëve me nevoja të veçanta bëhet më i lehtë për shkak se po bëhet në mënyra të ndryshme, duke pasur parasysh që kemi mësues mbështetës dhe asistent, sidomos roli i asistentit është punë individuale”, është shprehur Burim Sylejmani, mësues mbështetës në shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj.

- Advertisement -rrrrrrr

Në Drejtorinë e Arsimit të kësaj komune thonë se deri më tani kanë qenë 6 asistentë, kurse këtë vit numri i tyre është më i madh.

“Këtë vit Ministria e Arsimit na ka lejuar prapë për të angazhuar personel. Kemi pasur hapësirë për 3 asistentët për t’i plotësuar vendet e lira dhe në bazë të planifikimeve të cilat kanë ardhur me buxhetin e ri të Republikës së Kosovës si komunë e Ferizajt i kemi edhe 5 vende të lira për t’i punësuar këta asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta”, ka thënë Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Kontrata Kolektive”, “Pagat”, “Greva”, krejt çka u bisedua në takimin “kokë me kokë” Nagavci-Jasharaj

Pas disa kërkesave, më në fund sot ndodhi takimi "kokë më kokë", mes ministres...

MASHT jep detaje për takimin Nagavci – Jasharaj, tregon çka diskutuan për kontratën kolektive

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar për takimin e të martës...

Jasharaj takohet me Nagavcin, s’ka rezultat

SBASHK ka njoftuar se sot Rrahman Jasharaj, Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri janë takuar...

Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë

Kanë mbaruar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Aty nuk përfunduan ambiciet e tyre....