Shtohen virozat te fëmijët

- Advertisement -

Pranë qendrave shëndetësore ka fluks të shtuar të fëmijëve që marrin shërbim te mjekët pediatër.

- paragrafi 1 -

Bluzat e bardha thonë se problematika me virozat shfaqin të gjitha grupmoshat nga foshnjat deri tek adoleshentët.

- Advertisement -

Veç virozave që mbizotërojnë tek moshat pediatrike, sipas pediatrit Bektash Mandri, në rritje janë edhe infektimet nga Covid te fëmijët. Mandri i këshillon prindërit të mos frekuentojnë ambiente të populluara dhe të mbyllura me fëmijët.

Mjeku u bënë apel prindërve që në asnjë rast të mos marrin ilaçe apo antibiotikë në farmaci, pa u konsultuar më parë me pediatrin që u ndjek fëmijën, sepse përdorimi i një trajtimi jo të duhur i ul imunitetin fëmijës.