Shtirej sikur vaksinonte qindra fëmijë, infermierja italiane gjobitet me 500 mijë euro

- Advertisement -

Emanuela Petrilo një infermiere në Friuli të Italisë, do të duhet t’i paguajë autoriteteve shëndetësore të qytetit një shumë prej 500 mijë eurosh.

- paragrafi 1 -

Kjo për shkak se në periudhën 2009 – 2015 ajo ka bërë sikur ka vaksinuar qindra fëmijë, por pa vaksinuar në të vërtetë asnjërin prej tyre.

- Advertisement -

Ajo akuzohet se ka bërë të njëjtën gjë dhe në vitet në vazhdim kur u zhvendos në një institucion tjetër shëndetësor. Një pjesë e shumës do të likuidojë kostot e dozave të vaksinave të blera në atë kohë, dhe që ajo i ka çuar dëm. Procesi gjyqësor ndaj saj nisi në shtator 2019.

Çështja nisi nga dyshimet e kolegëve të saj të cilët kishin vënë re disa anomali: nga 129 fëmijë të vaksinuar nga ajo, vetëm 20 kishin zhvilluar anti trupa. Disa nga familjet e fëmijëve gjithashtu e kanë hedhur në gjyq, por infermierja nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat.