E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Shteti t’ia japë pagën e 13-të mësimdhënësve”

- Advertisement1-

Në janar të vitit 2021, atë kohë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kishte thënë se janë marrë vesh me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës që të paguhet edhe paga e 13’të për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar nga viti 2023.

“Jemi pajtuar që të paguhet paga e 13’të duke filluar nga viti 2023 E kemi saktësu pagesën për shujtën dhe transportin. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë me disa ndryshime teknike që do të bëhen gjatë ditës. Mendoj që është një momenti i mirë në fushën e arsimit që e rregullon mënyrën e funksionimit të arsimit në vend”, kishte deklaruar atë kohë Hoti.

- Advertisement -

Vitit 2023-të i kanë mbetur edhe pak ditë, por nuk ka asnjë sinjal se mësimdhënësit do të marrin pagën e 13-të.

AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me lexuesit të cilët i ka pyetur: A duhet dhënë shteti pagën e 13-të mësimdhënësve?

92% e lexuesve janë përgjigjur se ‘PO’ shteti duhet t’i japë pagën e 13-të punëtorëve të arismit.

7% e lexuesve janë përgjigjur ‘JO’ se nuk duhet t’iu ipet paga e 13-të mësimdhënësve, kurse 1% janë përgjigjur Nuk e di.

/AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...