Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për shtesat e fundvitit prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë, mund të heqin dorë nga to duke plotësuar një formular online.
Murati tha se ky hap është mundësuar për të gjithë ata që dëshirojnë vullnetarisht të heqin emrin nga lista e përfituesve, duke e bërë procesin të thjeshtë dhe të shpejtë.
“Secili që dëshiron të heqë dorë nga përfitimi mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në platformën online,” shkroi Murati në një postim në Facebook.
Ai gjithashtu bëri thirrje që formularin të ndajnë edhe ata që mund të jenë të interesuar, duke ironizuar se disa deputetë të opozitës dhe analistë do të jenë të parët që do të plotësojnë këtë formular.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet.
Formularin për të hequr dorë nga shtesat e gjeni KËTU.