E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Shtesat 100 euro për fëmijë – ministri i Financave tregon a do të dalin këtë javë

- Advertisement1-

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë dje se do të mundohen që gjatë kësaj jave t’i ekzekutojnë shtesat e ndara për fëmijët dhe pensionistët nga Qeveria e Kosovës.

Megjithatë Murati nuk ka treguar saktësisht se cilën ditë mund të dalin.

- Advertisement -

Murati ka shtuar se nuk ka nevojë për ndonjë aplikim për të përfituar këto shtesa.

“Sikurse vitin e kaluar s’ka nevojë për ndonjë aplikim. I kemi listat e përfituesve në data bazat tona, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë. Do të mundohemi gjatë kësaj jave që të bëjmë përgatitjet teknike që të ekzekutohen pagesat për këtë javë”, shpreh ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën gjatë një konference për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët për fundvit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Nga Malvina Rista: Fëmijët në Epokën Digjitale: Konsumatorë të Teknologjisë apo Krijues të Dijes?

Jemi në epokën e teknologjisë dhe informacionit, ku interneti është bërë pjesë e pandashme...

Elvana Milo, mësuesja e kimisë – plotë 42 vite karriere në arsim

Mësuesja e kimisë, Elvana Milo, e gjimnazit "Andon Zako Çajupi" në Tiranë, ka plotë...