“Shtesa e performancës në vlerë monetare prej 1.2 të vlerës së koeficientit”, Nagavci jep detaje

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është përmbyllur avancimi i performancës së mësimdhënësve në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe përmirësimit të rezultateve në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo ka njoftuar se mësimdhënësit që përfunduan me sukses provimin pas edhe një vlerësimi nga Inspektorati i arsimit, do të përfitojnë edhe shtesën e performancës në vlerë monetare prej 1.2 të vlerës së koeficientit.

- Advertisement -

Postimi i saj:

E lumtur dhe krenare që përmbyllëm me sukses një proces tejet të rëndësishëm që çon në avancimin e performancës së mësimdhënësve në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe përmirësimit të rezultateve në arsim.

Për herë të parë javën e kaluar e përmbyllëm me sukses provimin për licensën e avancuar të cilit iu nënshtruan gjithsej 54 kandidatë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.

- Advertisement -

Qëllimi i sistemit të licencimit është zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve përmes vlerësimit të performancës së tyre.

Sistemi i licencimit, siç ka qenë i planifikuar me legjislacion, nuk është zbatuar asnjëherë në plotni. Andaj, për ta funksionalizuar këtë sistem, në mandatin tonë kemi ndërmarrë disa veprime si:

– Kemi rishikuar aktet nënligjore për ta funksionalizuar sistemin e licencimit:

•UA për sistemin e licencimit,

•UA për zhvillim profesional,

•UA për vlerësim të performancës.

-Pas më shumë se 10 viteve mësimdhënësit në Kosovë mund të marrin licencë të re (përtrije e licencës së karrierës) ose të avancohen (licenca e avancuar);

– Kemi zhvilluar formën e aplikimit online përmes e-Kosova, dhe koha për aplikim deri në marrje të licencës është shkurtuar nga 2-3 muaj në 2-3 ditë nga momenti kur(mësimdhënësi) aplikon;

– Kemi zhvilluar Udhëzues dhe formularë përkatës për të ndihmuar shkollat dhe komunat në realizim të vlerësimit të brendshëm të performancës së mësimdhënësve.

-Udhëzuesit dhe procedurat janë prezantuar dhe sqaruar në më shumë se 20 takime/punëtori regjionale e komunale me më shumë se 1000 pjesëmarrës: drejtorë shkollash, pedagogë, koordinatorë të cilësisë, si dhe zyrtarë arsimi në komuna;

-Sot, për herë të parë pas 12 viteve, shkollat dhe komunat zbatojnë vlerësimin e brendshëm të mësmdhënësve për përtritjen e licencës së karrierës;

– Kemi zbatuar sistemin e vlerësimit të performancës për licencë të avancuar, për herë të parë nga viti 2012, kur është paraparë me legjislacion;

-Kemi planifikuar buxhetin për shtesën e performancës për mësimdhënësit.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë ata mësimdhënës të cilët aplikuan dhe u bënë pjesë e procesit e po ashtu edhe të gjithë ata që kanë kontribuar në finalizimin e këtij procesi të rëndësishëm.

Mësimdhënësit që përfunduan me sukses provimin pas edhe një vlerësimi nga Inspektorati i arsimit, do të përfitojnë edhe shtesën e performancës në vlerë monetare prej 1.2 të vlerës së koeficientit.

Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim!