Shtesa e mbetur prej 50 e shtatorit, ministri Murati jep lajm të mirë për mësimdhënësit

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se sot përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.

- paragrafi 1 -

Murati shkruan se nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator.

- Advertisement -

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator. Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.

“Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator. Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto”, ka shkruar Murati.