E premte, 20 Shtator, 2024

Shtatë klasa në dy shkolla të Han të Elezit pa mësimdhënës të lëndës së fizikës

- Advertisement1-

Për shtatë klasa në dy shkolla në Komunën e Hanit të Elezit nuk është mbajtur mësim për lëndën e fizikës që nga fillimi i gjysmëvjetorit të parë, për shkak të dështimit të konkurseve.

Mësimdhënësi që i mbante këto orë thotë se nxënësit po e vuajnë, meqë është larguar për shkaqe politike, e në komunë theksojnë se kontrata nuk i është vazhduar meqë nuk ka diplomuar në profil arsimor.

- Advertisement -

Nxënësit e pesë klasave të shkollës së mesme “Dardania” dhe dy të shkollës fillore “Kështjella e Diturisë” në Han të Elezit nuk e kanë mbajtur orën e fizikës përgjatë dy muajve të parë të gjysmëvjetorit. Konkurset e shpallura nga Komuna kanë dështuar, meqë në secilin prej tyre ka pasur më pak se tre konkurrentë.

Drejtues të këtyre shkollave treguan se tek në fund të dhjetorit kanë angazhuar bashkëpunëtorë për t’i kompensuar në një masë orët e humbura.

“Do të bëjmë një plan dinamik, me të cilin do t’i zëvendësojmë edhe orët, të cilat mendoj që diku te 90 % do të realizohet planprogrami i lëndës së fizikës”, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës “Dardania”, Zyber Xhoni.

“Kohën e fundit e kemi angazhuar mësuesen e fizikës, e cila jep mësim këtu te klasa e tetë dhe e nëntë. Ajo i ka mbajtur disa orë me nxënësit e klasës së gjashtë dhe të shtatë. Do t’i mbajë edhe disa orë deri në fund të gjysmëvjetorit, mandej do ta bëjë notimin”, ka deklaruar drejtori i shkollës “Kështjella e Diturisë”, Ahmet Krasniqi.

Në paralelet e të dyja shkollave, lënda e fizikës është mbajtur nga Jumni Thaçi, mësimdhënës i angazhuar, por pa kontratë të rregullt. Kontrata do t’i bëhej e përhershme, po ta mbërrinte kohëzgjatjen e dhjetë vjetëve punë.

Thaçi tha se është larguar për shkaqe politike dhe se nuk i ka 9 vjet angazhim në mësimdhënie, por gati 11.

- Advertisement -rrrrrrr

“Sipas Ligjit të Punës, ata të cilët kanë përvojë mbi 10-vjeçare të punës, nuk u ndërpritet kontrata e punës. Por, për inate politike pushteti aktual e ka shkelur këtë ligj dhe më është shpallur vendi i lirë i punës”, ka thënë ai.

Por, në Komunë thanë se s’ia kanë vazhduar kontratën, shkaku që mësimdhënësi kishte diplomë të fizikës inxhinierike.

“Tash po besojmë që do të rekrutohet dikush, jemi në fazën e fundit të rekrutimit të një mësimdhënësi ose mësimdhënëse nuk po e di tash, vetëm e di që jemi në fazën që po përfundon si procedurë”, ka deklaruar drejtori i Arsimit në Hanin e Elezit, Hisni Luri.

E në Ministri thanë se në mungesë kuadrosh, zëvendësimi është dashur të bëhej me të diplomuar në fizikën inxhinierike.

“Përzgjedhja e mësimdhënësve është në kompetencën e komunës përkatëse dhe komuna është dashur të bëjë​ zgjidhje në lidhje me këtë çështje. Lënda e fizikës në mungesë të kuadrove, mund të zëvendësohet për një vit shkollor edhe me kuadro të kualifikimit të Fizikës Inxhinierike. Sipas informatave që kemi si Ministri, disa komuna kanë problem me sigurimin e kuadrove në fusha të caktuara”, thuhet në përgjigjen e MASHT-it.

Përfaqësues të opozitës në komunë thanë se është shqetësuese mosmbajtja e orëve të fizikës për dy muaj.

“Për mua kjo është shumë shqetësuese, kur nga fakti që edhe drejtori i arsimit ka përvojë në arsim, por edhe vetë kryetari vjen nga sektori i arsimit dhe e di rëndësinë e humbjes së orëve të mësimit të nxënësve”, ka thënë ish-drejtori i Arsimit në Hanin e Elezit, Menduh Vlashi.

Komuna e Hanit të Elezit është udhëhequr nga kandidat i pavarur prej rreth 12 vjetësh. Ai humbi garën në zgjedhjet e fundit, përballë kandidatit të PDK-së. / KOHA /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete, që ja vlen ta...

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...