Shqiptarja zgjidhet nxënësja më e mirë për vitin 2025 – ftohet nga 5 universitete botërore

- Advertisement -

Duket se sukseset e të rinjve shqiptarë jashtë vendit vijojnë të jenë një frymëzim i veçantë.

- paragrafi 1 -

Një nga shembujt më të fundit është Nikol Nelo, një vajzë shqiptare që është shpallur nxënësja më e mirë e vitit 2025 në një nga institucionet më të njohura arsimore në Londër, “Shkolla e Ekonomisë”.

- Advertisement -

Përmes këtij vlerësimi të jashtëzakonshëm, ajo ka fituar një bursë të veçantë që i jep mundësinë të ndjekë studimet e larta në pesë nga universitetet më prestigjioze në botë.

Vlen të theksohet se ky privilegj u jepet vetëm nxënësve ekselentë, të cilët dallohen për përkushtimin, arritjet dhe potencialin e tyre akademik.

- Advertisement -

Rezultati i Nikolit nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një dëshmi e talentit, punës së palodhur dhe përfaqësimit dinjitoz të rinisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Suksesi i saj është një motivim për gjithë të rinjtë që synojnë të arrijnë lartësitë e dijes dhe të ndikojnë pozitivisht në shoqëri. /albinfo.ch