E hënë, 25 Nëntor, 2024

Shqiptarja një ndër 10 sipërmarrëset më me ndikim në Amerikën veriore

- Advertisement1-

Anaida Deti ka ardhur nga Shqipëria në Kanada para gati dy dekadash, si dentiste e diplomuar. Pas dhjetë vitesh punë shtatë ditore dhe pas diplomimit të sërishëm në Kanada, ajo hapi klinikën e saj “DentalX” në Toronto më 2013. Një higjieniste dentare e regjistruar, Anaida ka bërë si mision të saj të edukojë pacientët për shëndetin, dhe jo vetëm. Kështu ka themeluar “Mission Kind”, organizatë bamirëse për të ndihmuar fëmijët në nevojë që kujdesin stomatologjik ta marrin pa pagesë. Ajo është gjithashtu edhe kolumniste e gazetës së njohuar online “The Huffington Post”, ku shkruan kryesisht këshilla dentare, dhe personazhe nëpër mediat kryesore kanadeze. Për të gjitha këto dhe shumëçka tjetër ne zhvilluam një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare”…

Në të gjitha përshkrimet për profilin tuaj profesional thuhet se keni ardhur në Kanada para 18 vitesh, së bashku me burrin, dhe keni patur rreth $500 në xhep. Tani që jeni biznesmene e suksesshme këtu, sa ka qenë e vështirë rruga e integrimit tuaj në Kanada?

- Advertisement -

Rrugëtimi ka qenë pa diskutim shumë i vështirë. Unë kam ardhur në Kanada më 2002, mbasi kisha jetuar mbi 5 vjet në Itali. Në Itali vazhdoja Universitetin Dentar. Kur erdha në Kanada, shkolla nuk njihej fare dhe më është dashur të filloj çdo gjë nga zeroja. Anglishten e flisja shumë pak, kishim mësuar në shkollë, por nuk e kishim praktikuar, ishte shumë bazike dhe për t’u kuptuar ishte shumë e vështirë nga theksi që njerëzit kishin këtu. Fillova të mësoja anglishten  (ESL), mora diplomën e gjimnazit dhe pastaj hyra në kollegj për ndihmës dentisteje. Punova një vit e gjysmë, po doja të bëja diçka më tepër, nuk isha akoma e kënaqur plotësisht dhe prandaj vendosa t’i kthehesha prapë studimeve. Vendosa të vazhdoja kolegjin për higjeniste dentare që ishte dy vjet. Tani kam pak më shumë se 10 vjet që jam diplomuar dhe kam marrë licencën shtetërore. Pas dy vjetësh që punova në klinika të ndryshme dentare, vendosa të hap diçka timen. Në fillim kam ndarë hapësirën me profesionistë të tjerë dentare në 3 klinika të ndryshme, por ishte shumë e vështirë se kishim vizione të ndryshme mbi biznesin dhe trajtimin e klientëve.
Sfidat kanë qenë të shumta, duke filluar që nga gjuha, pastaj nga shkolla që nuk njihej fare dhe çdo gjë duhet të fillohej nga zeroja. Më është dashur të shkoj në shkollë e të punoj pas shkolle. Ditë të gjata e të lodhshme. Punët në fillim kanë qenë të ndryshme… derisa mbarova shkollën.
Sfidë tjetër ishte të jesh mama dhe të kesh biznes. Ndërkohë që shkoja në shkollë dhe punoja, kisha dhe djalin shume të vogël dhe shumë herë isha pa gjume dhe më duhej të vazhdoja me ditën edhe pse pa pushuar fare. Kur linda vajzën, pas tre ditësh më është dashur të kthehem në punë.  Êshtë shumë e vështirë të menaxhosh familjen dhe biznesin në të njejtën kohë. Kur ke biznes, nuk je në pune nga 9-5, po puna nuk mbaron kurrë, qoftë edhe kur nuk je në klinikë.

 

Pas  studimeve dhe marrjes së licencës keni hapur klinikën tuaj dentare “DentalX” në Toronto. Sa i vështirë ka qenë fillimi, dhe ku qëndroni tani?

Klinikën time e kam hapur në maj të 2016. Fillimi si gjithmonë ishte shumë i vështirë, mezi prisja të binte telefoni e të hapej dera. Po tani jam shumë e kënaqur, klinika apo biznesi ecën shumë mirë dhe kemi gati 3,000 pacientë që trajtojmë, numër që sa vjen e rritet.

Shiheni gjithandej entuziaste kur flisni për profesionin tuaj. E shihni si biznes, punë apo pasion?

Unë kam një pasion shumë të madh për punën që bëj dhe kjo ka qenë shumë e lehtë të transferohej tek stafi dhe pacientët. Për mua nuk është vetëm një punë dhe një biznes, po është një pasion shumë i madh, të cilin e ushtroj me profesionalizëm të lartë. Unë mezi pres që të gdhihet dita e të shkoj në punë, edhe pse shumë herë është stresuese si çdo punë tjetër.

- Advertisement -rrrrrrr

 

Sipas profileve, ekipi juaj që e përbën këtë qendër është multietnik…

Po stafi im përbehet nga shumë kombësi të ndryshme: iraniane, filipineze, guatemaleze, ruse dhe tajvaneze…

 

Po jetojmë në kushte të pandemisë COVID-19 që na ka prekur të gjithëve. A mund të na përshkruani ditën e zakonshme në qendrën dentare gjatë kësaj kohe?

Si çdo biznes në këtë kohë të vështirë, edhe biznesi im ka qenë i prekur nga pandemia edhe pse ndoshta më pak se të tjerët, sepse ne hyjmë në kategorinë e “bizneseve esenciale” sipas qeverisë kanadeze. Në këtë kohë ne dukemi pak më ndryshe se përpara, sepse jemi të mbuluar nga koka te këmbët dhe vetëm sytë na duken. Gjatë veres ishte shumë e vështirë nga vapa, po tani pak më mirë me ftohjen e kohës. Tani shikojme më pak pacientë se më parë se nuk mund të kemi shumë njerëz brenda klinikës. Kemi bërë disa ndryshime në klinikë për të plotësuar kërkesat e Kolegjit të Ontarios. Nëse pacientët ose ndonjë familjar i tyre është sadopak sëmurë, i takojmë vetëm dy javë më mbrapa. Ne jemi mësuar me sëmundje të ndryshme, dhe përshtatshmëria ishte e menjëhershme.

 

Revista amerikane “PrimeView” në numrin e fundit ju ka vendosur në kopertinën e saj si “the ten most influential business leaders to follow” në Amerikën Veriore. Cilat janë karakteristikat që ju bëjnë edhe dentiste edhe biznesmene e suksesshme?

Karakteristika më e madhe është (humble beginnings) fillimi nga zeroja dhe rritja shumë e shpejtë e biznesit, pra klinikës sime, e cila ka nisur të gëzojë respektin e duhur tek publiku. Historia ime është konsideruar “histori suksesi”, dhe për këtë kam fituar shumë çmime lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vite më parë keni themeluar organizatën bamirëse “Mission Kind”  për të ndihmuar fëmijët e moshës 6-16 vjeç që të marrin shërbimin pa pagesë, ku keni qenë protagoniste edhe në mediat kryesore kanadeze. Sa ka arritur organizata të ofrojë ndihmën për të cilën është formuar?

Unë kam ndihmuar shumë fëmijë që kanë qenë keq nga gjendja ekonomike, sidomos fëmijë të familjeve të të sapoardhurve në Kanada. Dihet se numri i emigrantëve në Kanada është i madh çdo vit, dhe rrjedhimisht duhet dhënë edhe ndihma e nevojshme për integrimin e mundshëm të këtyre familjeve në shtetin e ri.

Kur jemi tek mediat, ju jeni edhe kolumniste e rregullt e “Huffington Post”, gazetës së famshme online në SHBA. Si i pret lexuesi amerikano-veriorë këshillat dentare në kolumnet tuaja?

Lexuesit i kanë pritur shumë mirë këshillat dhe janë mirënjohës për çdo informacion apo komentim që unë kam bërë. Unë mundohem që të gjej tema që njerëzit janë të interesuar të dinë. Shkruaj për t’i ndihmuar sa më shumë dhe për të patur një interes më të lartë. E thashë edhe njëherë, se dentarinë, e kam edhe profesion, edhe pasion.

Sa jeni e lidhur me komunitetin shqiptar në Toronto? A keni edhe pacientë nga komuniteti ynë këtu?

Të them të drejtën unë nuk kam shumë kohë pasi biznesi dhe familja më merr gjithë kohën që unë kam të lirë. Po kur kam mundësi, sidomos në raste festash ose eventesh patjetër që jam aty me kënaqësi. Po, kam disa pacientë shqiparë dhe padiskutim u shërbej me kënaqësinë më të veçantë.


Ju dhe klinika juaj keni marrë çmimine të ndryshme, përfshirë këtu edhe për Shërbimit të Komunitetit nga Shoqata e Higjienistëve Dentarë të Ontario.
 A mund të na thoni një rezume punësh vullnetare?

Unë dhe klinika ime bëjmë shumë punë vullnetare, dy herë në vit ofrojmë shërbime dentare falas duke zgjedhur një vend që ka nevojë. Eventet janë njëra në prill dhe tjetra për Krishtlindje. Njëherë kemi ofruar për “Red Door Family Centre”, ku ofruam shërbime falas për 30 veta atje, fëmijë e të rritur. Herën tjetër për “Jessi’s Centre” (qendër me nëna adoleshente beqare), prapë 25 veta nëna me fëmijë.  Nga puna vullnetare që unë kam bërë, më kanë dhënë çmimin e komunitetit (Community Service Award).

Ndërkohë, në një intervistë dhënë para pak kohësh në mediat shqiptare keni thënë se jeni në procesin e firmosjes së kontratës për të hapur klinikën e dytë të “DentalX”. Ku keni arritur deri më tani?

Po, jam në procesin e hapjes së klinikës së dytë në zonën e Etobicoke, Toronto. Shpresoj që në të ardhmen të hap edhe të tjera.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...