E diel, 23 Shkurt, 2025

Shqiptarja nga Tetova, me notë maksimale diplomoi për mjekësi në Danimarkë

- Advertisement1-

Në mesin e femrave shqiptare që po arrijnë suksese në profesionin e tyre, jashtë vendit, është edhe Xheneta, me prejardhje nga qyteti i Tetovës

Xheneta është një grua e çiltër, pozitive dhe shumë e dashur për stafin mjekësor në Danimarkë. Ajo ka zgjedhur të ushtrojë profesionin e mjekësisë, një profesion i vështirë, por shumë i dashur për të.

- Advertisement -

Xheneta Selmani Qazimi është mjekja më e re në shtetin e Danimarkës, përfundoi studimet për mjekësi, duke diplomuar me notën maksimale 12, shkruan albinfo.ch.

Pa dyshim biografia e saj është njëra ndër historitë e suksesit të diasporës sonë në fushën e mjekësisë.

Ajo është me prejardhje nga nga Nerashti i Tetovës. Ndërkohë që shollimin e kishte filluar në Ballerup, shkollën fillore, pastaj edhe gjimnazin e ka kryer po në këtë vend, që njihet si komunē në periferi të Kopenhagës.

Pas rezultateve të larta që po tregonte Xheneta në shkollën e saj, u pranua në një ndër universitetet më të njohura në botë, në Universitetin e Kopenhagës, në fushën e mjekësisë.

Për vite të tëra ishte studente e notës 12, e cilësuar si nota më e lartë në këtë shtet. Ajo mori titullin për Mjekësi dhe u bë mjekja më e re e diplomuar në Danimarkë. /Albinfo.ch

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....