E mërkurë, 22 Janar, 2025

Shqiptarja në Nju Xhersi vlerësohet me çmimin “Gruaja e Fuqishme 2022”

- Advertisement1-

Pasioni për punën, profesionin, të bukurën, do ta shoqërojë gjithë jetën njeriun që është i dashuruar pas veprave të mira, dijes dhe kulturës.

Në çdo skaj të botës që mund të gjendet, mes vështirësive apo të mirave, dashuria për punën dhe profesionin nuk do ta tradhtojë asnjëherë, pasi është gdhendur rrënjësisht në zemër, për të krijuar vepra të bukura në të mirë të vetes dhe të komunitetit që e rrethon.

- Advertisement -

Njeriu kur arrin të kuptojë se çfarë dëshiron të realizojë apo të krijojë, e ka arritur plotësisht lirinë dhe pavarësinë e tij!

Kur veprat e mira vlerësohen, mbështeten dhe shpërblehen, kënaqësia është e dyfishtë, dhe të jep kurajë për të punuar akoma edhe më shumë, duke nxjerrë më të mirën në shërbim të vetes dhe atyre që e rrethojnë.

Gazetarja Eva Dori është vlerësuar me certifikatë mirënjohje nga Aleanca Shqiptare dhe kryebashkiaku i Nju Xhersit, Richard Rigoglioso, si “Gruaja e fuqishme 2022”, me dedikimin “Mirënjohje për qëndresën e fortë kundrejt sfidave në jetë”.

Eva Dori është një gazetare e apasionuar, e cila jep shumë për komunitetin shqiptar në Filadelfia, me projektet e saj për promivimin e gjuhës, valleve, folklorit shqiptar. Eva Dori, përpos emisonit Albanian Dream, pasqyron të gjitha aktivitetet e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, shoqatë e cila është në promovim të vlerave kutlurore shqiptare, duke mbajtur ndezur pishtarin e gjuhës shqipe, si asetin më të çmuar të trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar. /albinfo.ch/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...