Dr. Klarida Rrapaj, doktore shkencash në Psikologjinë Ligjore, kriminologe, viktimologe psikologe prej vitesh jep kontributin e saj në ambientin social italian në shkolla, fillore, 9 vjeçare etj duke bërë shumë vlerësime kryesisht ndaj dhunës ndaj grave.
Për punën e saj të jashtëzakonshme në sferën sociale ajo është nominuar për çmimin “Krenaria Italiane”, në kategorinë “Sipërmarrje” dhe “Sociale”. Ky çmim jepet nga Shoqata per Mbrojtjen e Grave, Bullizmit dhe Kiberbullizmit “AMAbilMENTE”, pjesë e Federatës Italiane “Krav Maga” në Romë.
“Nuk e prisja një vlerësim të tillë. Unë jam fokusuar në përditshmërinë e punës time, pa bërë publicitet pa promovuar punën e madhe që bëj në shoqëri. Dhe ky vlerësim në tregon që pavarësisht çdo gjeje ka njerëz të cilët ndjekin nga larg punën e palodhur timen (dhe të shumë profesionistëve të tjerë). Dhe vjen dita që na njohin rolin dhe punën e madhe që bëjnë në shoqëri” , tha për “Diaspora Shqiptare” Dr. Klarida Rrapaj.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 11:00 në sallën “Protomoteca”, Campidolgio Romë. /Diasporashqiptare.al/