E enjte, 23 Janar, 2025

Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA

- Advertisement1-

Mary Camaj në ditën e saj të diplomimit ka veshur xhubletën, duke marrë kështu pjesë në ceremoninë e diplomimit të saj në një prej universiteteve më prestigjioeze të SHBA-së.

Vlen të theksohet se Mary Camaj ka përfunduar BA për Studime Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike, po ashtu edhe MA Shkenca Politike në Columbia University.

- Advertisement -

“Sot u diplomova në Universitetin e Kolumbias me një diplomë master në Shkenca Politike. Gjatë vitit të fundit kam prodhuar punë që fokusohet në mënyrë eksplicite në popullsinë autoktone shqiptare të Ballkanit, me synimin për të futur perspektivën shqiptare në ligjërimin akademik dhe për të rifituar narrativën mbi rajonin”.

“Jam shumë mirënjohëse dhe krenare që kam qenë në gjendje të përdor gjuhën shqipe në studimet e mia dhe të jap prioritet punën e autorëve shqiptarë në kërkimin tim. Ndërkohë që kam lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara, në radhë të parë jam një femër shqiptare dhe identiteti im do të jetë gjithmonë thelbi i asaj që bëj”, është shprehur ajo. /Albinfo.ch

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...