E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Shqiptarja Detina Zalli, një shkencëtare e suksesshme në Angli

- Advertisement1-

Historia na ka mësuar për jetët e jashtëzakonshme të njerëzve të jashtëzakonshëm. Histori të sfidës, vuajtjes por edhe të suksesit, që u bënë referencë frymëzimi për shumë njerëz në mbarë globin.

E tillë është edhe historia e binjakeve Detina dhe Argita Zalli. Të lindura në Patos të Shqipërisë, ato ishin vetëm 9-vjeçe kur përjetuan frikën më të madhe, atë të Lufës Civile në vitin 1997, e kjo do të përcaktonte më pas gjithë jetën e tyre, e cila përbën një dramë në vete.

- Advertisement -

Në pamundësi për të jetuar në Shqipërinë e asaj kohe, kësisoj prindërit e binjakeve Zalli vendosin të largohen për në Angli dhe ashtu vepruan. Pas shumë mashtrimeve, ata u nisën drejt Anglisë nëpërmjet rrugëve ilegale, edhe pse rruga deri atje përgjatë udhëtimeve me traget, tren e kamion duke u fshehur, u shndërrua në makthin e radhës për familjen Zalli.

Edhe jetesa në Angli fillimisht u përcoll me vështirësi ekonomike për familjen, po ashtu edhe Argita dhe Detina, si shumë fëmijë të tjerë emigrantë nuk u mirëpritën nga shoqëria në klasë.

Mirëpo, asnjë nga këto nuk u bënë pengesë pë binjaket Zalli. Me punën dhe përkushtimin e tyre, ato arritën të bëhen shkencëtaret që studiuan e punuan në universitetet më të njohura në botë, punuan dhe vazhdojnë të punojnë me shkencëtarët që kanë fituar çmime ‘Nobel’ e u dalluan qysh në moshë të re me diapazonin e tyre në fushën e shkencës.

Nëpërmjet një interviste për KultPlus, Detina Zalli rrëfen për gjithë këto suksese që erdhën si pasoje e punës dhe fokusimit në ëndërrat e tyre, pavarësisht barrierave që u dolen rrugës.

Përveç në hulumtime shkencore, Detina Zalli, për shumë kohë ka qenë edhe pedagoge në universitete më të mira në gjithë botën si në Oksford, Harvard, ndërkaq tani ajo është e fokusuar vetëm në Kembrixh. E kjo pavarësisht vështirësisë që sjell me vete, Zalli thotë se është një prej punëve që e bën me pasion të fortë.

“Kur ke një pasion aq të fortë, puna të bëhet edhe shumë më e thjeshtë. Janë motivi dhe inspirimi, ajo se çfarë ndryshimi mund të bësh ti për njerëzit e tjerë ajo që të jep një motivim shumë të madh. Pra, duke qenë vështirësitë që shumë shqiptarë e edhe unë kemi kaluar sidomos në vitet 1997/1998, mendoj që të aplikosh në universitete prestigjioze është shumëherë më e lehtë dhe me e thjeshtë në krahasim me vështirësinë e frikën që e kemi përjetuar ne në ato vite”, thotë Zalli për KultPlus, duke shtuar mes tjerash që të studiosh dhe të punosh në këto universitete i ka bërë të ballafaqohet me konkurrencë shumë të madhe por ajo thotë gjithmonë ka funksionuar me parimin ‘Provo më të mirën pavarësisht rezultatit’.

- Advertisement -rrrrrrr

Duke i marrë parasysh vështirësitë që i kanë pasur vetë përgjatë rrugëtimit të tyre akademik, binjaket Zalli kanë themeluar organizatën ‘WeSpeakScience’. Kjo organizatë ka për qëllim që të ndihmojë studentët që vijnë nga kushte të vështira ekonomike duke ofruar kurse falas nga profesorë e ekspertë të njohur.

“Ideja e ‘WeSpeakScience’ më lindi përderisa unë isha në laborator, ndërsa bëja eksperimente po mendoja se çfarë mund të bëj unë për të tjerët duke qenë se asnjë njeri nuk më ndihmoi mua, pra çka mund të bëj unë për ata studentë që vijnë nga kushte të vështira ekonomike sidomos nga Shqipëria, Kosova por edhe nga vende të tjera. Më pas thashë se jo të gjithë mund të vijnë në Harvard, por mendoja çfarë mund të bëj unë që Harvardi të shkojë atje ku unë isha atëherë”, deklaroi Zalli duke folur për zanafillën e kësaj organizate.

“ ‘WeSpeakScience’ ofron disa kurse e të cilat janë falas për të gjithë studentët anë e mbanë botës që vijnë nga kushte të vështira ekonomike nga Anglia, nga Evropa Lindore, nga Kosova, Shqipëria, Amerika dhe jam shumë krenare sepse pak a shumë në këtë program janë persona shumë të mëdhenj duke përshirë pedagogë e shencëtarë të famshëm që punojnë në industri të mëdha dhe akademikët më të mëdhenj duke përfshirë Harvard, Kembrixh, Oksford, Imperial College, disa nga shkencëtarët që janë trajnuar nga Nasa , disa pilotë nga ‘Vergion Galactice’, disa austronautë ose që janë trajnuar si ausronautë”, tha në vijim Zalli.

Ndërkaq, për t’iu vënë në ndihmë shumë grave dhe burrave që vuajnë nga kanceri, binjaket Zalli kanë botuar edhe librin ‘Afërdita ime’ i cili mban emrin e nënës së tyre që po ashtu është një paciente që vuan nga kanceri.

Ky libër ka për qëllim të ndihmojë pacientët e kancerit që të kenë më shumë njohuri rreth kësaj sëmundje, rreth medikamenteve e shumë të tjera.

“ Duke ditur vetë se sa e rëndë dhe e vështirë për pacientët e kancerit të kalojnë këtë sëmundje dhe të përballen me të dhe duke qenë se nëna jonë na ka ne që ja shpjegojmë të gjitha rreth kësaj sëmundje, menduam që përmes këtij libri edhe të tjerët të kenë më shumë informata pasi në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoninë Veriore këto informata rreth sëmundjeve të ndryshme mungojnë”, u shpreh Zalli për KultPlus.

Të arrish t’i bësh shumë punë akademike njëkohësisht dhe të jesh një nënë e dy fëmijëve, këtkon shumë përkushtim dhe punë të madhe. Detina Zalli thotë për KultPlus se për të shkëlqyer në të dyja ajo sakrifikon dhe punon shumë.

“Unë kam ndryshuar orarin e punës, ngrihem shumë herët në mëngjes, nga ora 4 deri në ora 7 jam në punë, pastaj zgjohen fëmijët, e me zgjimin e tyre bëj rolin e mamit, i dërgoj ata në shkollë pastaj kur vijnë fëmijët nga shkolla dua t’i dedikohem posaçërisht vetëm atyre, pra jam një mami shumë e përfshirë sepse nuk dua që ata të sakrifikojnë për karrierën time”, tha ajo.

Në krijimin e kësaj mënyre të jetesës ajo ka marrë për bazë histori të njerëzve të mëdhenj, histori të njerëzve që kanë arritur të jenë të shkëlqyer edhe në punë edhe në jetën e tyre personale pavarësisht sakrificave që edhe profesioni edhe përkushtimi ndaj familjes kërkon.

“Për këtë jam inspiruar nga njerëz të mëdhenj e ndër ta është Barack Obama i cili ka qenë inspirimi më i madh i karrierës sime dhe i jetës sime, duke treguar historinë e tij ai thoshte se ngrihej herët në mëngjes dhe i mësonte nëna e tij në orën 4 të mëngjesit mësimet sepse ajo më pas duhej të shkonte në punë. Pra, të njëjtën gjë po bëj edhe unë me veten time sepse mundohem të bëj sa më shumë punë herët në mëngjes në mënyrë që më vonë të dedikohem fëmijëve që t’i mësoj edhe ata”, tha mes tjerash Zalli.

E gjithë kjo histori suksesi dhe pune duket se ka ardhur nga një synim për një ëndërr të madhe. Për këtë dhe për gjithë ata që duan të arrijnë atë që duan, Zalli dha një mesazh nëpërmjet KultPlus.

“Mesazhi im kryesor është që në fillim të definojnë nëse kanë një ëndërr apo një dëshirë shumë të madhe sepse ka një diferencë të kesh një ëndërr dhe një dëshirë shumë të madhe. Në qoftë se kanë një ëndërr, pra kur unë kam një ëndërr, unë dhe ëndrra bëhemi një, sa të jetoj unë, jeton edhe ëndrra, jemi në një trup, në një mendje, gjatë gjithë kohës jemi një dhe nuk ka mundësi që ëndrra të mos realizohet sepse në qoftë se ti jeton me ëndrrën, ti e ushqen ëndrrën dhe përpjekjet do të rezultojnë pozitive”, deklaroi Zalli duke shtuar në vijim se të kesh një ëndërr do të thotë edhe të bësh shumë sakrifica, të jesh shumë objektiv me veten dhe të mos dorëzohen kurrë. “Ëndërroni pa limit dhe pa frikë”, përfundoi ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë për nxënësit, mësimdhënësit e shkollat e Rahovecit

Drejtori i Arsimit, Avni Morina, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me titull" Furnizimi...

Këta janë emrat e 102 studentëve nga Juniku që kanë fituar bursa

Komuna e Junikut ka publikuar emrat e 102 studentëve që kanë fituar burstat. Studentët Junikas,...

Shkolla “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë jep një lajm të mirë

Shkolla "Xhavit Ahmeti", në Prishtinë ka njoftuar se 11 nxënës nga klasat e 9-ta...

Drejtoria e shkollës kërkon kthimin e parave që nxënësi ua shpërndau shokëve të tij

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur muajin e kaluar në një shkollë të mesme...