Shqiptarja Anila Aliu rrëmben çmimin kryesor në “CCPA Concerto Competition” në Çikago

- Advertisement -

Pianistja shqiptare Anila Aliu ka shënuar një tjetër sukses të madh në skenën ndërkombëtare, duke fituar çmimin e parë në garën prestigjioze “CCPA Concerto Competition” në Çikago.

- paragrafi 1 -

Në këtë konkurs, që bashkon çdo vit solistë të spikatur të muzikës klasike nga e gjithë bota, Anila u dallua për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm dhe nivelin e lartë artistik.

- Advertisement -

Falë këtij triumfi, ajo do të ketë nderin të performojë si soliste me Orkestrën e CCPA, nën dirigjimin e Maestro Dr. Benjamin Firer, në një koncert që do të mbahet të premten, në orën 19:30, në Çikago.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e pianistes shqiptare, e cila po afirmohet me shpejtësi në skenat ndërkombëtare, duke e përfaqësuar me dinjitet muzikën dhe talentin shqiptarpërballë publikut amerikan. /Albinfo.ch