Shqiptarja Afërdita Suka zgjedhet deputete në parlamentin gjerman

- Advertisement -

Afërdita Suka është shqiptarja që zgjedhet si deputete në parlamentin gjerman të landit të Berlinit.


Ajo garoi me Partinë e Gjelbër dhe do përfaqësojë në landin e Berlinit zonën në të cilën ka fituar votat.

- Advertisement -

Afërdita ka folur edhe për bashkëvendasit shqiptarë të cilët e kanë përkrahur.

“Kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe kanë besuar se do të fitoj. Kandidatura ime ka ndikuar shumë si mobilim i shqiptarëve, jo vetëm të shkojnë të votojnë por edhe të interesohen për politikën”, u shpreh ajo.

“Po patjetër do jem në parlament. Unë do të përfaqësoj në landin e Berlinit zonën ku jam zgjedhur”, tregoi ajo.

- Advertisement -

Znj. Suka renditi edhe çështjet me të cilat do të fokusohet puna e saj, si rritja e çmimeve të banesave, përmirësimi i cilësisë së arsimit, përmirësimi i shërbimit në shëndetësi dhe mbrojtja e ambientit.