Shqiptari Vegim Islami diplomon me sukses në Arkitekturën e Peizazhit në Danimarkë



nder titull

- Advertisement5 -

Rinia shqiptare në Danimarkë vazhdon të shënojë suksese të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë, duke dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm në degë të ndryshme akademike.

- paragrafi 1 -

Një nga këto histori suksesi është ajo e 24-vjeçarit Vegim Islami, i cili u diplomua me sukses si Master në Arkitekturën e Peizazhit në Universitetin e Kopenhagës (Master of Landscape Architecture).

- Advertisement - M1

Në kuadër të studimeve të tij në Master, Vegim Islami mbrojti me sukses temën që trajton menaxhimin dhe largimin e ujërave nga reshjet e rrëmbyeshme si pasojë e ndryshimeve klimatike. Konkretisht menaxhimi dhe largimi i ujit në një prej lagjeve të Kopenhagës që përballet më shpesh me përmbytje gjatë periudhave të reshjeve intensive.

727135798 1711295417165377 4916254313417402545 n

Vegim Islami ka lindur dhe është arsimuar në Kopenhagë, ndërsa origjina e familjes së tij është nga Tetova. Arsimin fillor e përfundoi në kryeqytetin danez, ndërsa studimet e mesme i kreu në Frederiksberg Gymnasium. Më pas vazhdoi studimet universitare dhe ato master në Universitetin e Kopenhagës, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Danimarkë dhe Evropë.

- Advertisement - m2

Ky sukses është pritur me gëzim dhe krenari nga familja, miqtë dhe komuniteti shqiptar në Danimarkë. Arritja e tij konsiderohet një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe arsimi mbeten çelësi i suksesit profesional dhe akademik.

🎉🎓Urime Vegim Islami për këtë arritje të rëndësishme akademike dhe suksese të mëtejshme në karrierën profesionale. / Marrë nga Revista Aktuale – Kopenhagë

Shqip | English