E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Shqiptari Ardit Fenaj që po shkëlqen në institutin “Johns Hopkins”

- Advertisement1-

Ardit Fenaj është mjeku shqiptar nga Tepelena që është pjesë e një ndër institucioneve më të rëndësishme biomjekësore në SHBA, “John Hopkins”.

Ai ka treguar të gjitha peripecitë që ka kaluar deri te kjo arritje kaq e rëndësishme.

- Advertisement -

Ndër të tjera Fenaj zbuloi se ka aplikuar mbi 100 herë për specializim derisa u pranua.

“Unë pasi kam mbaruar Mjekësinë e Përgjithshme në Shqipëri, kam lëvizur në SHBA për të ndjekur specializimin e mëtejshëm në fushën e mjekësisë dhe kam punuar në një klinikë dermatologjie, e cila fokusohet në kancerat e lëkurës dhe në heqjen kirurgjikale të tyre. Aty kam punuar për një vit dhe më pas më është dashur që për të pasuruar CV time, për t’u bërë një kandidat më i mirë në specializim aplikoj në fushën e kërkimeve shkencore dhe më është ofruar pozicioni i koordinatorit të hulumtive shkencore në “John Hopkins”. Nuk ka qenë aq e thjesht, kanë qenë aplikime të vazhdueshme, rreth 100 aplikime në Institucione BioMjekësore dhe kam pasur fatin që të pranohem këtu”, ka deklaruar ai për “ABC news.

“Në fillim kërkohet të japësh 2 provime përpara se të fillosh programin e specializimit dhe një i tretë që është opsional që mund ta japësh edhe më mbas. Unë e kam dhënë dy të parët dhe jam certifikuar si mjek në SHBA dhe kjo nuk më lejon mua që të praktikoj si mjek klinicistë sepse duhet të rregjistrohem në fillim në një program specializimi, i cili është edhe qëllimi im”, rrëfeu i riu./abcnews.al/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...