E diel, 15 Shtator, 2024

Shqiptarët e shpenzojnë gjysmën e parave për këtë gjë, por nuk heqin dorë as nga veshjet

- Advertisement1-

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, rreth 41.1% e shpenzimeve shkuan për ushqime. Kjo peshë është më e larta në rajon dhe në Europë dhe është një tregues direkt i të ardhurave të ulëta dhe i çmimeve relativisht të larta. Kosova shpenzon 34% për ushqime, Maqedonia e Veriut 33%, Bosnja 29%, Mali i Zi 23.5, Serbia 23.6%, sipas Eurostat.

- Advertisement -

Eurostat ka publikuar së fundmi edhe të dhënat e reja për strukturën e shpenzimeve për familjarët për vitin 2019. Ndryshe nga rajoni, familjet europiane shpenzojnë më pak për t’u ushqyer. Për vitin 2019, kjo peshë është 13%, ndonëse në rritje me 1 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm. Shteti europian që shpenzon më shumë për ushqime është Rumania (26%) dhe më pak Mbretëria e Bashkuar (vetëm 8%)

Buxhetin më të madh familjet europiane e kanë për “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar”, me 23.5% të totalit, përkundrejt 10.1% në Shqipëri.

Duke shpenzuar më pak për ushqime, familjeve në Europë u mbeten më shumë të ardhura për t’u argëtuar dhe për të udhëtuar. Europianët shpenzojnë më shumë për t’u argëtuar dhe kulturë, me 8.7% të totalit, përkundrejt 3.8% në Shqipëri, edhe për transport Europa shpenzon 13% të buxhetit, ndërsa Shqipëria më pak sesa 6%. Edhe për restorante raporti është 8.7% për Europën dhe 4.9% për Shqipërinë.

Por, nëse ka një shpenzim për të cilin shqiptarët nuk kursehen ato janë veshjet, me 5.2% të totalit, përkundrejt 4.6% të mesatares europiane. Shteti që shpenzon më shumë për veshje në Europë është Rumania (6.8%) e totalit, i ndjekur nga Estonia (6.3%), Italia (5.9%) dhe më pak Islanda (3.3%).

Për shëndet, shpenzimet janë pothuajse të ngjashme (4.3% dhe 4.4%), ndërkohë që një vit më parë ishin shqiptarët ata që shpenzonin më shumë për shëndet, por në 2019-ën, kjo kategori është rritur dhe për europianët.

Arsimi u kushton shumë më shtrenjtë shqiptarëve se europianëve. Një familjeje i duhet të shpenzojë 3.1% të totalit për të arsimuar fëmijët, ndërsa për një familje europiane, kjo peshë është më pak se 1% (0.9%).

- Advertisement -rrrrrrr

Edhe për komunikim, shqiptarët shpenzojnë më shumë (3.7%, kundrejt 2.4%).

Burimi: Monitor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop

S’ka lidhje sa të dobët jeni në matematikë, këto truqe do t’ju bëjnë më të mirin në këtë lëndë

Shumëzimi me 11 Pavarësisht se sa i gjatë është numri, atë shumë lehtë mund ta...

Fjala me tre shkronja që ka 645 kuptime

Ka fjalë komplekse, fjalë me kuptim të ndërlikuar dhe fjalë që thjesht tregojnë qartë...

Detyrë logjike: Këtu nuk mungon numri 6, gjejeni se çfarë

Për të zgjidhur këtë detyrë logjike nuk janë të nevojshme njohuritë në matematikë. Gjithsesi, është...