Shqiponjë Kamberi zgjidhet mësuese e dalluar në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Shqiponjë Kamberi është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla thotë se mësuesja Shqiponjë dallohet për angazhimin e saj të vazhdueshëm, përkushtimin ndaj nxënësve dhe përgatitjen e lartë profesionale.

- Advertisement - M1

Njoftimi i plotë:

Me kënaqësi ju prezantojmë mësuesen e dalluar për vitin shkollor 2025–2026, mësuesen Shqiponjë Kamberi. 🌟

Me mbi 18 vite përvojë pune në arsim, mësuesja Shqiponjë është shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në profesionin fisnik të mësimdhënies. Ajo dallohet për angazhimin e saj të vazhdueshëm, përkushtimin ndaj nxënësve dhe përgatitjen e lartë profesionale.

- Advertisement - m2

Bashkëpunuese dhe e afërt me kolektivin, e dashur dhe e respektuar nga nxënësit, si dhe korrekte në komunikim me prindërit dhe menaxhmentin e shkollës, ajo përfaqëson vlerat më të mira të shkollës sonë.

Urime për këtë vlerësim të merituar dhe suksese të mëtejshme në misionin e saj edukativ!