Sadri Vitia, mësimdhënës nga Prishtina për mbi 3 dekada punon në arsim.
Ai thotë se nuk është i kënaqur me pagën që merr.
Mësuesi Sadri thotë nuk është e mjaftueshme, pasi çdo ditë çmimet po rriten.
“Pagat duhet të rriten në 1100 për t’ia dalë”, ka thënë ai.
Ai për Tëvë1 ka deklaruar se merr pagë 750 euro, transmeton AlbanianEducation.net.
Ky mësimdhënës pret që edhe në Kosovë të rriten, pasi në Shqipëri deri në vitin 2029 pagat do të rriten në 1250.
Visar Osmani drejtor i shkollës “Emin Duraku”, ka thënë për Tëvë1 se për shkak të pagës ka mësimdhënës që kanë lënë punën, ndërsa ka punëtor që punon edhe taksi për të arrit kushtetet elementare për familjen e tyre.