Ministria e Arsimit në Shqipëri ka marrë vendim që të ndaloj përdorimin e telefonave mobil në shkolla.
Ministrja Ogerta Manastirliu ka thënë se me këtë fillim viti të ri shkollor po forcohet edhe rregullat.
“Me fillimin e vitit të ri shkollor, forcojmë rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkolla. 📵
Të dashur nxënës, prindër dhe mësues! Le të bashkëpunojmë për ta mbajtur shkollën një hapësirë ku mësimi të zhvillohet i qetë, nxënësit të jenë të përqendruar dhe mësuesit të përkushtuar për të mirën e fëmijëve tanë”, ka shkruar ajo në Facebook ku dhe ka publikuar një video.