E hënë, 24 Shkurt, 2025

Shqipëria dhe Bavaria diskutojnë për shkëmbimin e mësuesve dhe praktikat arsimore

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka takuar Komisionin Parlamentar të Edukimit të Bavarisë, i përbërë nga 10 përfaqësues, së bashku me Ambasadorin Gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë midis Shqipërisë dhe Bavarisë në fushën e arsimit.

Gjatë këtij takimi u ndanë mendime dhe përvoja në lidhje me mekanizmat për rritjen e cilësisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa drejtime si shkëmbimi i mësuesve, praktikave më të mira, ekspertëve e studiuesve kërkimorë shkencorë, si dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve.

- Advertisement -

Ministrja Kushi i njohu përfaqësuesit nga Bavaria me disa nga ndryshimet e fundit që janë ndërmarrë në kuadër të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, si dhe me fokusin e veçantë që Shqipëria ka për nxënësit me aftësi ndryshe, minoritetet, nxënësit e talentuar, përfshirjen e të rinjve në sport, si dhe hapat në lidhje me digjitalizimin në arsim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...