Shqipe Merovci emërohet drejtoreshë e shkollës SHMU-2 në Vushtrri 

- Advertisement5 -

Shkolla SHMU-2 në Vushtrri i ka uruar mirëseardhje Shqipe Merovcit në detyrën e re si drejtoreshë e shkollës, duke shprehur vlerësim për përvojën e saj të gjatë profesionale dhe angazhimin shumëvjeçar në fushën e arsimit.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, emërimi i saj vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të udhëheqjes institucionale dhe avancimit të cilësisë në mësimdhënie, me fokus të veçantë te nxënësit dhe zhvillimi i shkollës.

- Advertisement -

Nga SHMU-2 është theksuar se nën drejtimin e drejtoreshës së re pritet të hapet një kapitull i ri bashkëpunimi, përkushtimi dhe suksesi në shërbim të komunitetit arsimor.

1 4