Shqip në Filadelfia: “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës

- Advertisement -

Gjuha shqipe jehon edhe përtej Adriatikut, jo vetëm prej emigrantëve që kanë vendosur ta ndërtojnë jetën atje, por edhe nga pasardhësit e tyre.

- paragrafi 1 -

Dhe nuk janë pak, por të paktën 80 nxënës do të frekuentojnë ambientet e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, në Filadelfia të SHBA-ve, teksa regjistrimet përfunduan të dielën e 15 shtatorit, në ambientet e reja të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, e cila ushtron aktivitetin e saj patriotik prej më shumë se 20 vitesh, për të promovuar vlerat e kombit shqiptar.

- Advertisement -

Emocionet e vogëlushëve përcillnin edhe shpresën se gjuha e rrënjëve të tyre, do të jetojë me ta, pavarësisht se disa prej tyre kanë lindur në SHBA.