E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shqip apo anglisht? Afërdita e ka ndarë mendjen që tani ç’gjuhë do t’i mësojë të birit

- Advertisement1-

Në datën 16 të muajit Mars, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër.

Teksa një pjesë e madhe e personazheve të showbiz-it nuk i zbulojnë portretet e fëmijëve të tyre të porsalindur, Afërdita bëri të kundërtën. Vetëm pak ditë pas lindjes, ajo prezantoi vogëlushin me gjithë botën. Modelja shqiptare postoi disa foto shumë të ëmbla të tij, që ishin shkrepur pak pas ardhjes në jetë të Sky Blue.

- Advertisement -

Sky është bebushi më i komentuar i momentit në Instagram, që i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e tij.

Për ndjekësit e saj, Afërdita është rrëfyer se ka lindur në mënyrë natyrale, pasi ashtu ka qenë më e mira për trupin e saj (dhe siç të gjithë e dimë, rikuperimi është më i shpejtë).

Bukuroshja shqiptare e ka ndarë mendjen që tani se do t’i mësojë të birit gjuhën shqipe. Madje, një ndër dhuratat e para për të voglin nga miqtë e çiftit ka qenë libri me alfabetin e gjuhës shqipe.

Përsa i përket emrit të vogëlushit, Afërdita ka zbuluar më herët se e ka zgjedhur vetë dhe se i ka ardhur një ditë rastësisht në mendje.

“Ishte ideja ime… po qëndroja shtrirë një ditë dhe po relaksohesha dhe po ndjeja që po shkelmonte dhe thashë ai do të jetë Qielli ynë! Bashkëshortit tim i pëlqeu shumë ideja”, ka thënë ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...