SHQETËSUESE | Vazhdon dhuna në shkolla: Bëhen “llom” mes vete nxënësit në Podujevë

- Advertisement -

Një rrahje mes nxënësve ka ndodhur ditën e premte në një shkollë në Podujevë.

- paragrafi 1 -

Lidhur me rastin, policia ka intervistuar dy të dyshuar.

- Advertisement -

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur (nxënës), pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur (nxënës). Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar që kishte pasur një thikë dhe atë e kishte hedhur në lumë”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /AlbanianEducation.net/.