Shqetësuese: Shumë fëmijë pa të gjithë librat në javën e parë të shkollës

- Advertisement -

Një fenomen shumë shqetësues po karakterizon sistemin arsimor në Kosovë. Bëhet fjalë për faktin e mungesës së teksteve shkollore për fëmijë, në javët e para të fillimit të vitit shkollor. Përqindja e nxënëseve që nuk i kanë pasur të gjitha tekstet shkollore në javën e parë të mësimit është 36.1%, fakt ky shqetësues.

- paragrafi 1 -

Një fakt të tillë në pah e ka vënë një hulumtim i porositur nga nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore e i realizuar nga UBO Counsalting.

- Advertisement -

Në pyetjen: “A i kanë patur fëmijët tuaj të gjithë librat në javën e parë të shkollës vitin e kaluar (viti shkollor 2024/2025)?”, 36.1% e prindërve kanë deklaruar se fëmijët e tyre nuk i kanë pasë të gjitha librat, ndërsa 5.9% të fëmijëve nuk ju kujtohet, nëse fëmijet e tyre i kanë pasë të gjitha librat.

Kjo shifër tregon për një problem shumë serioze që prek përgatitjen bazë të nxënësve në fillim të vitit akademik dhe që vë në pikëpyetje funksionalitetin e skemës së subvencionimit të librave.

Mungesa e librave në kohë jo vetëm që pengon procesin mësimor, por edhe rrit pabarazinë mes nxënësve, duke ndikuar negativisht në mundësinë për një fillim të barabartë të vitit shkollor.

- Advertisement -

Për më tepër, shumica e prindërve (66.9%) raportojnë se pagesën e subvencionit për blerjen e librave e kanë pranuar vetëm në muajin shtator, pra pas fillimit të vitit shkollor, ndërsa të tjerë (14.3%) në muajt që pasuan, duke reflektuar një proces të vonuar dhe jo gjithmonë të përputhur me nevojat reale të familjeve.

Këto gjetje rrisin shqetësimet për mënyrën se si organizohet dhe menaxhohet fillimi i vitit shkollor dhe theksojnë nevojën për përmirësime sistematike, përfshirë një planifikim më të hershëm dhe mekanizma efektivë monitorimi nga MASHTI dhe komunat.

Këtë hulumtim për qendrën Kosovare për Studime Gjinore e ka kryer UBO Counsalting, janë përfshirë 400 prindër të nxënësve të klasave 1–9 nga e gjithë Kosova, të cilët kanë patur fëmijë në shkollë gjatë të dy skemave. Janë intervistuar 50 mësimdhënës dhe është punuar në fokus grupe me drejtues të drejtorive të arsimit nëpër komuna.