Nxënësit tregojnë se cigaren e pinë çdo ditë në shkollë, madje një prej tyre tregon se duhanin ka filluar ta konsumojë që prej kur ishte 8 vjeçe.
Arsyeja e konsumimit në moshë kaq të hershme thotë të jetë rritja në një ambient familjar duhanpirës.
Gazetarja: Çdo ditë e pini a?
Nxënësja 1: Paj tyben çdo ditë në shkollë kur po vina po e dhezim se anej ka shpija s’po guxojmë nihere…
Nxënësja: Prej sa vjete e pi?
Gazetarja: Tash vonë veç me këta të punës…
Nxënësja: Vallah unë prej 8 vjet
Gazetarja: 8 vjet!!!
Nxënësja: Shkojsha ja merrsha babit cigaren, krejt kështu paqetën ja merrsha, shkojsha dikun u m’shefsha i pisha krejt ren…
Gazetarja: Rregullisht e ke pi 8 vjet a, prej 8 vjet?
Nxënësja: Jo rregullisht jo, veç në kohe të lirë a najsen, dilsha e pisha se e Tash që jam bo ma e varur prej që ja kam nisë shkollës, diqysh menjëherë po me kap nervoza si mos po pi cigare. S’di tash çka kam me bo edhe dy ditë pushim, s’di çka kam me bo?
Nxënësja 2: Bash.
Nxënësja 1: Po vallah me dal në kafe me shoqe, me pi…
Në anën tjetër, në shkollat “Don Bosko” dhe atë të ekonomisë “Hoxhë Kadri Prishtina”, cigaret thonë se i blejnë në një kioske afër shkollës.
Nxënësi:…Qatje është një trafik
Gazetarja: Cila trafikë
Nxënësi: Nalt qashtu… E sheh rrugës tu kalu
Gazetarja: Qysh thirret ajo?
Nxënësi: S’ka emër kështu, veç trafik është.
Gazetarja: A s’ka emër veç trafikë, a shesin kështu edhe me copë a veç…
Nxënësi: S’di na me paqeta i blejna.
Gazetarja: Qysh i bleni ju?
Nxënësi: Me paqeta…
Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Legalizimi” i produkteve 18+ për të mitur”, në KTV, TVArta dhe “Betimi për Drejtësi”./BetimipërDrejtësi.