Shqetësuese: Për vetëm 5 muaj 66 raste të lëndimit në shkolla, u konfiskuan 56 armë

- Advertisement -

Incidentet e mbajtja e armëve të ftohta nga nxënësit në shkolla është shndërruar në një problem serioz në vend.

- paragrafi 1 -

Vetëm në 5 mujorin e parë të vitit 2021 janë regjistruar 66 raste të lëndimit të lehtë trupor në shkolla dhe në afërsi të tyre.

- Advertisement -

E ajo që mbetet shqetësuese është posedimi i armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta nga nxënësit në shkolla.

Sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga policia e Kosovës, nga janari deri në maj të këtij viti në shkolla janë konfiskuar pushkë, pistoleta e thika.

Në këtë periudhë kohore, sipas të dhënave që Infokusi ka marrë nga Policia thuhet se janë identifikuar 8 raste të posedimit të armëve të zjarrit, 48 raste të posedimit të armëve të ftohta dhe 29 raste të dëmtimit të pronës.