Përfaqësuesja e Këshillit të Nxënësve, Melisa Rushiti, ka reaguar pas lajmit të rremë të përhapur të mërkurën për një mjet shpërthyes në shkollën “Daut Bogujevci”, duke e cilësuar ngjarjen shqetësuese për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.
Ajo falënderoi Policinë e Kosovës dhe institucionet për reagimin e shpejtë, të cilët konfirmuan se nuk kishte asnjë rrezik real.
Në reagimin e saj, Melisa theksoi rëndësinë e qetësisë, bashkimit dhe kujdesit për njëri-tjetrin, duke rikujtuar se shkolla mbetet “shtëpia e dytë” e nxënësve.
Gjithashtu, ajo shprehu mirënjohje për drejtorinë dhe stafin mësimor për menaxhimin e sigurt dhe profesional të situatës.
Rushiti apeloi që ky rast të shërbejë si mësim, duke theksuar se fjalët dhe veprimet kanë peshë dhe se siguria emocionale e fëmijëve duhet të respektohet gjithmonë. /AlbanianEducation.net/.