Shqetësuese: Për 10 vite shkollat e Kosovës kanë rreth 100 mijë nxënës më pak

- Advertisement -

Brenda 10 viteve, numri i nxënësve ka rënë për 100 mijë. Madje sipas ish zëvendësministrit të arsimit, 300 shkolla në vend kanë më pak se 100 nxënës.

- paragrafi 1 -

Shqetësuese këtë e shohin nga SBASHK, derisa kërkojnë nga Ministria e Arsimit të bëjnë reforma në të gjitha shkollat e vendit.

- Advertisement -

Dyert e shkollave të Kosovës u hapën me 1 shtator.

Nxënësit e shkollave fillore e të mesme filluan vitin e ri shkollor të premten.

Por numri i atyre të cilët ulën në këto banka shkollore është duke shënuar rënie.

- Advertisement -

Për 10 vite, në shkollat e Kosovës, u regjistruan rreh 100 mijë nxënës më pak.

Sipas drejtorit të Kosova Education Center, Dukagjin Pupovci, nga viti 2012 deri në vitin shkollor 2022 ka rreth 25% më pak.

Madje ish zëvendësministri i arsimit, tregon se sa shkolla në vend kanë më pak se 100 nxënës.

Shqetësuese rënien e numrit të nxënësve në shkolla e shohin edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Andaj për këtë nga SBASHK kërkojnë që të krijohet një strategji në nivel vendi.

Që zhvendosja e familjeve nga fshatrat në qytete ka ndikuar në uljen e numrit të nxënësve e thotë edhe drejtoresha e shkollës, “Lismiri”, në Fushë Kosovë, shkollë e cila ka mbi 100 nxënës në 9 paralele.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në Ministrin e Arsimit në lidhje me statistikat e numrit të nxënësve dhe reformat që do të bëhen në shkollat me numër të ulët të nxënësve por nuk ka marrë përgjigje deri ne momentin e publikimit të kronikes./Tëvë1