E diel, 23 Shkurt, 2025

Shqetësuese: Pak studentë, 94 degë rrezikojnë të mbyllen

- Advertisement1-

Rënia e numrit të studentëve, por edhe orientimi i të rinjve drejt degëve të Infermierisë, të cilat ofrojnë mundësi punësimi jashtë vendit, rrezikon mbylljen e mbi 30% të programeve të studimit në universitetet publike.

Janë të mbyllura 94 degë në të gjitha universitetet e vendit, pothuajse 50% e degëve dhe 50% brenda universitetit janë Infermieri e Mami, që janë pasaporta për jashtë vendit sepse ne prodhojmë 3 mijë infermierë dhe mami në vit.”

- Advertisement -

Universiteti i Elbasanit ka numrin më të madh të degëve që rrezikojnë mbylljen, pasi ka 46% të programeve të studimit që ofrojnë më pak se 10 studentë të regjistruar, prej të cilave 11 degë i ka me zero regjistrime.

“Në Elbasan rrezikojnë të mbyllen 46% e degëve, që është gjysma e degëve. Dhe më e keqja, 11 nga këto degë kanë 0 regjistrime. Edhe në Gjirokastër, 29 programe, 9 mbyllen sepse kanë më pak se 10 studentë.”

Në raportin monitorues “Metamorfoza e Universiteteve” të realizuar nga Qëndresa Qytetare, mbi 41% e degëve prioritare rrezikojnë mbylljen pasi kanë pak studentë. Pavarësisht trajtimit me bursë sa paga minimale studentët nuk kanë shprehur interes të shtuar, sidomos për degët e mësuesisë. Raporti ngre shqetësimin se universitetet e rretheve janë si “fabrika” infermierësh.

Këto institucione po mbahen në këmbë me studentët që regjistrohen në degët e Infermerisë dhe të Mamisë dhe shumica e tyre kanë synojnë tregun evropian, kryesisht Gjermaninë.

Klan News

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....