Shqetësuese: Nxënësit brenda objektit të shkollës po konsumojnë edhe cigare elektronike

- Advertisement -

Dita-ditës po bëhet më shqetësuese rritja e numrit të të miturve që konsumojnë cigare elektronike.

- paragrafi 1 -

Madje, ka raste kur nxënësit e ciklit të ulët, ato i kanë ndezur edhe brenda objektit të shkollës.

- Advertisement -

RTK ka biseduar me disa prej përdoruesve të tyre, të cilët tregojnë se me lehtësi i blejnë ato, duke rrëfyer se në secilën paralele ka konsumues të tyre.

Një nxënës me të cilin bashkëbisedoi RTK, indentiteti i të cilit për arsye privatësie është fshehur, thotë se ishte vetëm 12 vjeç kur ka filluar përdorimin e cigareve me avull, të ashtuquajtura VAPE. Ai thotë se tashmë janë bërë 2 vjet prej se ka kaluar në përdorues të rregullt, derisa prindërit nuk janë në dijeni për këtë veprim të tij.

Përdorimi i këtyre lloj cigareve dhe të ngjashme me to tjera, ka marrë përmasa të gjera të përdorimit jo vetëm nga të rriturit por edhe nga vetë fëmijët.

- Advertisement -

Ato konsumohen madje edhe nëpër shkolla.

Nxënësit thonë se në çdo paralele ka përdorues të “Vape”. Këtë fakt e pohon edhe drejtoresha e shkollës Mimoza Krasniqi.

“Mbi 10 raste janë, 2 -3 raste kanë ndodhur brenda shkollës, brenda klasës e që rastësisht kur ka hy arsimtare në orë dhe e ka vërejt derisa ka fillu ora në mes ndërrimi, ndërkaq dy, tre raste të tjera janë rreth shkollës, afër lokaleve”, ka thënë Krasniqi.

Për këtë dukuri, nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, thonë se vazhdimisht marrin ankesa.

Enver Balaj, sekretar i Këshillit i Prindërve të Kosovës ka apeluar që institucionet dhe organet kompetente të ndërmarrin masa tek pikat mobile shitëse të parandalojmë shitjen e tyre në afërsi të shkollave.

“Cigarja elektronike është një dukuri në rritje dhe ka shumë pika mobile dhe afër shkollave e të cilat nuk kontrollohen nga askush, e as nuk i inspekton askush për me ndalu këtë dukuri që shumica e nxënësve pijnë në ambiente të mbyllura. Kisha apeluar tek institucionet dhe organet kompetente të ndërmarrin masa tek pikat mobile shitëse të parandalojmë shitjen e tyre në afërsi të shkollave”, tha ai.

Ndërsa profesionistët shëndetësorë ngrenë alarm për rrezik nga përdorimi i këtyre produkteve te moshat e reja.

“Janë plot substanca kimike që është vërtetuar që bëjnë dëme në sistemin respirator në rrugët e frymëmarrjes si në përkeqësimin e sëmundjeve kronike, asma, bronhitet dhe sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes në shkaktimin e sëmundjeve prej fillimit, sëmundjet të cilat nuk i ka pasur më herët e deri te potencialisht rritjes së mundësisë së sëmundjeve serioze siç është edhe sëmundjet e kancerit të mushkërive”, ka thënë Besim Morina, pulmolog.

Nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një përgjigje me shkrim për RTK-në kanë theksuar se çështja e tyre do të adresohet në mënyrë më specifike në Ligjin për duhanin, i cili është në procedura të plotësim-ndryshimit për t’i trajtuar edhe këto produkte dhe të tjera që kanë të bëjnë me duhanin.