Shqetësuese: “Në një bastisje të 40 nxënësve në një klasë, janë gjetur 20 thika”

- Advertisement -

Në shumë shkolla të Kosovës mungojnë planet e emergjencës, zyrtarët e trajnuar për siguri dhe kushtet elementare për mbrojtje nga zjarri e rreziqe të tjera.

- paragrafi 1 -

Vebi Mujku, ish-drejtor i Qendrës për Punë Sociale, ka deklaruar se në shkolla tona mungojnë shenjat për dalje emergjente, udhëzimet dhe ushtrimet për reagim.

- Advertisement -

Ai shtoi se pasiguria në shkolla nuk kufizohet vetëm në aspektin fizik, por përfshin edhe rritjen e dhunës, përdorimin e armëve të ftohta dhe drogës.

“Janë gjetur raste ku në një shkollë janë kapur deri në 20 thika. Kjo tregon mungesën e kontrollit dhe të sigurisë. Prindërit sot i dërgojnë fëmijët në shkollë me frikë” – tha Mujku. /Marrë nga Kallxo.com