E premte, 27 Dhjetor, 2024

Shqetësuese: Mesazhe për vetura dyshuese rreth shkollave në Prishtinë

- Advertisement1-
  • Në rrjetet sociale janë shpërndarë mesazhe që paralajmërojnë prindërit për vetura dyshuese që po shihen pranë shkollave fillore në Prishtinë, të cilat dyshohet se mund të jenë përpjekur të joshin fëmijët.

Një mesazh i ngjashëm ka ardhur edhe nga drejtori i shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku”, i cili i ka njoftuar prindërit për një veturë BMW me targa 04 që po qarkullon pranë shkollës.

Megjithatë, për të sqaruar këtë situatë, Shkolla “Emin Duraku” ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se informacioni është marrë në mënyrë jozyrtare nga disa prindër dhe nuk ka prova konkrete që vetura e përmendur ka ndaluar apo kontaktuar nxënës.

- Advertisement -

Shkolla ka shtuar se ky komunikim ka qenë pjesë e diskutimeve të brendshme dhe ka pasur për qëllim vetëm të nxisë kujdes dhe vigjilencë, pa krijuar shqetësime apo panik.

Po ashtu thuhet se institucioni i arsimit mbetet një nga më të sigurtët në Prishtinë, me masa të forta sigurie që përfshijnë verifikimin e çdo personi që hyn në shkollë.

Shkolla ka ftuar prindërit dhe komunitetin të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë, duke theksuar se është e rëndësishme të ruhet qetësia dhe të shmanget paniku.

Reagimi:

Në lidhje me njoftimin për një veturë të dyshimtë që supozohet se po përpiqet të joshtë nxënësit, dëshirojmë të sqarojmë sa vijon:

Diskutime të Rregullta mbi Sigurinë
Komunikimi mbi këtë çështje ka qenë i brendshëm dhe pjesë e diskutimeve të përditshme me stafin tonë, ku trajtojmë vazhdimisht tema që lidhen me sigurinë e fëmijëve dhe mirëqenien e tyre në shkollë dhe përtej saj.

- Advertisement -rrrrrrr

Burimi i Informacionit
Informacioni është marrë në mënyrë jozyrtare nga disa prindër, por deri tani nuk kemi ndonjë provë konkrete që vetura e përmendur të ketë ndaluar apo kontaktuar ndonjë nxënës të shkollës sonë.
Qëllimi i Njoftimit
Njoftimi është keqkuptuar. Synimi ynë ishte të jepnim këshilla preventive për kujdes, duke nënvizuar rëndësinë që fëmijët të jenë të kujdesshëm jashtë ambienteve të shkollës. Nuk kemi pasur për qëllim të krijojmë shqetësime apo panik, por vetëm të informojmë për kujdesin që duhet treguar.

4. Masa të Rrepta të Sigurisë në Shkollë
Siç e dini, shkolla jonë është ndër shkollat më të sigurta në Komunën e Prishtinës. Në oborrin e shkollës nuk lejohet hyrja e asnjë veture dhe as hyrja e personave që nuk janë pjesë e institucionit. Çdo individ që hyn në shkollë verifikohet plotësisht.

Ftojmë prindërit dhe komunitetin të ndihmojnë përmes bashkëpunimit dhe raportimit të çdo rasti eventual dhe mos të krijohet panik! Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Nazmije Mustafa nga Mitrovica

Ka dalë në pension mësuesja Nazmije Mustafa nga Mitrovica, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi nga drejtoresha e...

Nga Mimoza Xhindi: Siguria në arsim, baza për një të ardhme të qëndrueshme

Siguria në arsim siguron zhvillim cilësor dhe të qëndrueshëm. Ajo përfshin mbrojtjen fizike, mirëqenien...

Nagavci i ndan bursë djalit të sekretares së MASHT-it

Para pak ditësh, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të ndante bursa për...

Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë – mesazh nga Behare Kryeziu, drejtoreshë e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

MESAZH NGA DREJTORESHA E SHKOLLËS ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË GJYSMËVJETORIT TË PARË DHE...