E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Shqetësuese: Kapen armë e boksa të hekurit në autobusin me nxënës në Ferizaj

- Advertisement1-

Një revole, dy boksa të hekurit dhe dy armë të ftohta janë kapur në një autobus urban në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të martën është kryer një kontroll në autobusin që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj-Greme dhe Gaçkë, ku nxënësve iu janë kapur këto armë.

- Advertisement -

Për këtë është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

“Zyrtarët policorë me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera. Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur : një armë zjarri, dy thika dhe një ‘Box hekuri’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin”, thuhet në njoftimin policor. /AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...