Shqetësuese: Familjari e lejon fëmijën në Podujevë të vozisë veturën, e ‘trimëron’ t’i shkelë këmbësorët

- Advertisement -

Një fëmijë është xhiruar nga një i rritur që me gjasë është familjar i tij, duke ngarë makinën në rrugën mes fshatrave Lluzhan e Tërrnavë të Podujevës.

- paragrafi 1 -

Në videon e dërguar nga një lexues e që pretendon se është bërë në ditët e para të janarit, shihet se si në veturën që drejtohet nga vogëlushi janë edhe tre bashkëudhëtarë të tjerë, dy nga ta poashtu fëmijë.

- Advertisement -

 

Ndërsa dëgjohet edhe biseda mes ngasësit të ri dhe të rriturit, teksa flasin me lehtësi se si mund të shkelen këmbësorët që shihen andejpari.