E premte, 20 Shtator, 2024

Shqetësuese: Disa drejtorë të shkollave në Kosovë nuk duan të vazhdojnë mandatin, shkak paga e vogël

- Advertisement1-

Besim Ilazi, kryetar i Komunës së Kaçanikut, ka shprehur shqetësimin edhe për paralajmërimin e disa drejtorëve aktualë për mosvazhdim të mandateve shkaku i pagës.

“Një shqetësim që është ngritur edhe nga këshilltarët komunalë në mbledhjen e fundit dhe pikërisht ky shqetësim do të na përcjellë edhe më tutje, ndoshta duke e parë edhe Ligjin e ri për paga që faktikisht drejtuesi i një shkolle ka një diferencë të padallueshme me mësimdhënësit. Andaj, do ta kemi të vështirë që mësimdhënësit të interesohen për këto pozita, duke e ditur se kemi hapur 3 apo 4 herë konkurse dhe kanë qenë të painteresuar”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Këtë ia kanë konfirmuar KOHËS edhe disa ushtrues të detyrës së drejtorëve në shkollat e Komunës së Kaçanikut.

“Interesim nuk ka pasur. Ka dalë konkursi dhe nuk ka aplikuar askush. Prandaj është problem me këtë pagë, sepse është sakrificë dhe nuk ia vlen të them të drejtën. Për hatër që mos të vijë dikush nga jashtë sepse duhet me qenë mësimdhënës i shkollës për t’i njohur gjërat, atëherë kam pranuar të jem ushtrues detyre, por jo që kam pasur ndonjë leverdi. Unë kam 19 vjet përvojë të punës dhe i marr 600 euro dhe një pjesë e kolegëve më ikin me pagë deri 625 euro i marrin”, ka thënë Atdhe Neziri, u.d. i drejtorit të shkollës së mesme profesionale “Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka”.

– Advertisement –

E ushtruesi i detyrës së drejtorit në shkollën e mesme “Skënderbeu”, Selim Reka, është shprehur skeptik se mund të gjendet një zgjidhje për problemin me anë të konkurseve.

“Si po shihet puna e drejtorëve edhe me Ligjin e ri të pagave ka mbetur edhe më keq dhe nuk besoj se konkurrojnë njerëzit për atë pagë për të marrë përgjegjësi. Unë deri tash rrugës, edhe pse kam dalë nga puna në ora 16:00, ende jam duke u marrë me probleme të shkollës me mësimdhënës, me nxënës, me prindër. Prandaj nuk ia vlen”, ka deklaruar Reka.

Në Komunën e Kaçanikut janë 12 shkolla fillore, dy të mesme të larta dhe një çerdhe publike. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes njëri ndër mësimdhënësit e parë në Drenicë, Istref Haxhiu

Ka vdekur, veterani i arsimit, Istref Haxhiu nga fshati Poklek i Vjetër i Drenasit. Istref...

Shukrane Shaqiri Çollaku emërohet zv.drejtoreshë në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Mësuesja Shukrane Shaqiri Çollaku është emëruar Ushtrues Detyre në pozitën e Zëvendësdrejtorit, në shkollën...

Nga Blerim SHERIFI: Vetëm si komb i arsimuar do të triumfojmë mbi të tjerët me armën më të sofistikuar – DIJEN

"Mësimdhënia është një kontratë ndërmjet nxënësit dhe mësuesit të tij. Kjo tregon se mësuesi...

Gjest i mirë: Mërgimtari dhuron 22 pisha dhe 11 drunjë dekorativ për shkollën “Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez të Skenderajt

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen e tyre. Së fundmi mërgimtarin Elmi Osmani, nga fshati...