E hënë, 25 Nëntor, 2024

Shqetësuese: Dhuna verbale dhe fizike ndaj mësimdhënësve në Zvicër në rritje

- Advertisement1-

Dhuna verbale dhe fizike ndaj mësuesve nuk janë raste të izoluara dhe situata është shqetësuese, nënvizoi, David Rey, kryetar i Unionit të mësuesve Romand (SER).

Një anketë e kryer në Zvicrën gjermanishtfolëse nga shoqata e tyre ombrellë dhe e publikuar në fillim të vitit 2023 tregon se dy të tretat e mësuesve kanë pësuar dhunë psikologjike ose fizike në pesë vjetët e fundit, shkruan RTS.

- Advertisement -

Këto shifra janë të vlefshme edhe për Zvicrën frëngjishtfolëse, vlerësoi David Rey. RVV u kërkon autoriteteve të luftojnë këtë plagë duke angazhuar burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare për të kryer diskutime, të cilat duhet të çojnë në një plan veprimi global. Në proces duhet të përfshihen të gjithë aktorët, përfshirë prindërit, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me inteligjencën artificiale (AI), siç është softueri ChatGPT, sindikatat e mësuesve besojnë se shkollat nuk duhet ta ndalojnë atë. Një lëndë komplekse, përdorimi i inteligjencës artificiale në shkolla paraqet potencial, por edhe rrezik, sipas tyre. Ndër këto: plagjiaturë, mundësi të barabarta, varësi dhe ndikim në formimin e opinioneve politike.

Për të siguruar përdorimin e duhur të AI në klasa, mësuesit duhet të trajnohen dhe duhet të ketë mbështetje të specializuar në shkolla. Sindikatat po kërkojnë gjithashtu rregulla për mbrojtjen e të dhënave, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe udhëzime etike, shkruan RTS.

Synimi i sindikatave përveç sensibilizimit të popullatës është edhe presioni ndaj politikanëve, në të kundërt asgjë nuk lëviz. Edhe nëse situata në Zvicrën frëngjishtfolëse është më pak kritike sesa në Sarine, mungesa e personelit të kualifikuar shqetëson të gjithë vendin, këmbëngulën ata.

Sindikatat kanë paralajmëruar prej vitesh për mungesën e mësuesve të kualifikuar, veçanërisht në Zvicrën gjermanishtfolëse.

Kjo rrezikon cilësinë e arsimit në Zvicër dhe në vend si lokacion biznesi në tërësi, përcjell albinfo.ch.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...

Pensionohet profesoresha Sadete Hajrizi nga Mitrovica

Njëra nga profesoreshat më të dalluara të gjimnazit të Mitrovicës është Sadete Hajrizi, që...

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...