Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të thyerjeve dhe vjedhjeve në institucionet arsimore të kësaj komune, duke shprehur shqetësim të thellë për situatën e krijuar.
Sipas tij, vetëm gjatë një jave janë shënuar tri raste të tilla në tri shkolla të ndryshme, shkruan AlbanianEducation.net.
“Shpreh shqetësimin tim të thellë lidhur me rastet e fundit të thyerjeve dhe vjedhjeve në institucionet arsimore të komunës sonë. Vetëm brenda një jave janë shënuar tri raste të tilla në tri shkolla të ndryshme”, ka deklaruar Haliti.
Ai ka bërë thirrje që organet kompetente të angazhohen për zbardhjen e plotë të rasteve dhe ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.
Njoftimi i Komunës:
REAGIM PUBLIK LIDHUR ME DËMTIMET DHE VJEDHJET NË INSTITUCIONET SHKOLLORE NË VITI
Shprehi shqetësimin tim të thellë lidhur me rastet e fundit të thyerjeve dhe vjedhjeve në institucionet arsimore të komunës sonë. Vetëm brenda një jave janë shënuar tri raste të tilla në tri shkolla të ndryshme.
Ftoj organet kompetente që të punojnë në zbardhjen e plotë të rasteve dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione lidhur me këto raste të njoftojnë organet kompetente, me qëllim që përgjegjësit të dalin para organeve të drejtësisë.
Komuna e Vitisë pritet të bëjë së shpejti evidentimin e plotë të të gjitha dëmeve të shkaktuara dhe do të merren masat e nevojshme për sanimin dhe kompensimin e tyre, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë në mënyrë të rregullt.
Komuna e Vitisë u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e institucioneve tona publike, veçanërisht shkollave, të cilat janë pasuri e përbashkët dhe themel i së ardhmes së fëmijëve tanë. Çdo veprim që dëmton këto institucione dëmton drejtpërdrejt komunitetin tonë.
Komuna e Vitisë dhe Drejtoria e Arsimit mbeten të përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe kushteve të përshtatshme për nxënësit dhe stafin arsimor, në bashkëpunim të plotë me të gjitha institucionet kompetente.
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i komunës së Vitisë