E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shqetësuese: 54 nxënës brenda një muaji në Ferizaj morën fletëkalime për të migruar

- Advertisement1-

Migrimi nuk ndikon vetëm në uljen e fuqisë punëtore, por ajo vërehet edhe në shkolla.

Lëshimi i vizave të punë nga shtete të ndryshme por së fundi me liberalizim të vizave, edhe mundësia më e madhe për kontakte më të shumta, ka bërë që brenda muajit 54 nxënës të Ferizajt të kërkojnë fletëkalime për ndërprerje të mësimit. Megjithatë, ka edhe të tjerë që kanë janë rikthyer në atdhe.

- Advertisement -

Liberalizimi i vizave lë Ferizajn pa 54 nxënës të cilët kanë kërkuar fletë kalime për ndërprerje të mësimit për shkak të migrimi. Dhe kjo dukuri për drejtuesit e arsimit në Ferizaj po shihet si mjaftë shqetësuese.

“Besojë se është një numër i madh sepse nëse llogarisim që brenda një muaji kanë marr fletë kalime 54 nxënës atëherë duhet ta përcjellim situatën dhe duhet të jemi të kujdesshëm, dhe të shohim si do të jetë ne nuk jemi ata që mund ta ndalojmë një gjë të tillë por me gjithë atë duhet të kemi kujdes në mënyrë të shohim se si veprojmë në ato shkolla sidomos ku është numri i vogël i nxënësve . Nëse kemi nxënës të cilit hiqen nga ato shkolla atëherë po besojë se numri i nxënësve në ato shkolla do të bije akoma më tepër dhe ato shkolla mund të jenë të rrezikuara më tepër”, tha për RTK-në, Afrim Llabjani, drejtori i Arsimit në Ferizaj.

Por në shkollën e fshatit Manastirc 4 nxënës kanë bërë kërkesë për vijim e procesit mësimor pas kthimit nga perëndim në vendlindje

“Është e vërtet është paraqitur një familje që është kthyer nga bota e jashtme dhe ka bërë kërkesë në shkollën që për momentin duhet të riatdhesohen 4 nxënës në fakt familja i ka edhe 2 fëmijë të tjerë që nuk i plotësojë kushtet sepse janë të vegjël”, theksoi Kadri Shumolli, drejtori i Shkollës “Dëshmorët e Lirisë” në Manastirc.

Sipas drejtori të shkollës këta nxënës do të sistemohen në paralelet adekuate dhe do të ketë orë plotësuese.

“Kemi menduar format e aplikimit të mësimit plotësues dhe mësimit shtues sepse prindërit na ka njoftuar se këta edhe për nga ana gjuhësore vështirësi dhe që plotësisht normale sepse kanë lindur dhe janë rritur në botën e jashtë kështu që jemi të përgatitur që të ju ndihmojmë në këtë pikëpamje”, tha ai

- Advertisement -rrrrrrr

Për shkak të numrit të vogël të nxënësve në këtë vit shkollor në është mbyllur shkolla në fshatin Gërlicë të Ferizajt.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Erëza Durmishi, doktoresha më e re në qytetin e Mitrovicës – diplomon në afat rekord

Qytetit të Mitrovicës i'u shtua edhe një mjeke e re, kjo është Erëza Y....

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të...