Shpresa Muja Voca zgjidhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Eqrem Çabej”, në Mitrovicë

- Advertisement5 -

Shpresa Muja Voca është zgjedhur mësuese e dalluar e shkollës “Eqrem Çabej”, në Mitrovicë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës: 

- Advertisement -

Mësimdhënësja e dalluar e shkollës “Eqrem Çabej” – Shpresa Muja Voca

Në mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve, e mbajtur më datë 02.02.2026, ndër të tjera, dhe në bazë të Rregullores së Komunës së Mitrovicës, Nr. 02/2023, për përzgjedhjen e mësimdhënësve të dalluar, nga shkolla jonë u zgjodh mësimdhënësja Shpresa Muja Voca.

Mësimdhënësja Shpresa Voca njihet për përkushtimin e saj të vazhdueshëm në procesin mësimor, punën e palodhur me nxënësit, si dhe për rolin e saj aktiv si iniciatore dhe realizuese e projekteve edukative që kontribuojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së mësimit dhe zhvillimin e shkollës sonë.

- Advertisement -

Angazhimi, profesionalizmi dhe dashuria për profesionin e bëjnë atë një shembull frymëzues për kolegët dhe nxënësit.

Urime për këtë vlerësim të merituar dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj profesional!

626650501 1410356290780876 2681604610732262091 n