Shpresa Lepaja, edukatorja që nisi punën në edukimin e brezave para 35 vitesh

- Advertisement -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh është ndoshta e vetmja shkollë në Kosovë që ua dedikon nga një shkrim mësimdhënësve të saj.

- paragrafi 1 -

Sot ka prezantuar edukatoren Shpresa Lepaja e cila ka nisur punën në edukimin e brezave para 35 vitesh, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me edukatoren Shpresa Lepaja!

- Advertisement -

U lind në fshatin Metehi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Podujevë e më pas edhe në Gjilan.

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi parafillor.

Punën në arsim e filloi në vitin 1989, në Institucionin për Edukimin dhe Arsimimin e fëmijëve parashkollorë, ndërsa që nga viti 2005 është pjesë e shkollës tonë!

Përveç punës edukativo-arsimore, është e angazhuar edhe në aktivitete të lira dhe frytdhënëse me nxënësit tanë!